Home » Lajme » Juncker: Sulmet në Bruksel mund të parandaloheshin

Juncker: Sulmet në Bruksel mund të parandaloheshin

20160323224659952620

Sulmet terroriste të Brukselit kanë nxitur institucionet evropiane që të hartojnë e miratojnë masa të reja sigurie.

Ndër këto përforcime ekspertët e Bashkimit Evropian parashikojnë edhe një plan për vendosjen e skanerëve të sigurisë që tek portat hyrëse të aeroporteve.

Kryeministri francez Manuel Valls mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ku deklaruan se, nëse shtetet anëtare do të kishin ndjekur që më herët propozimet e KE, skenari terrorist i Brukselit do të ishte parandaluar.

“Ne kemi nevojë për të aplikuar regjistrimin e të dhënave të pasagjerëve. Komisioni Evropian prej muajsh e ka propozuar këtë. Pas sulmeve të Parisit, Franca ishte ajo që e kërkoi për ta aplikuar, por tani miratimi është në duart e Parlamentit Evropian”, deklaroi Juncker.

Krijimin e një baze me të dhënat e pasagjerëve që udhëtojnë në rrugë ajrore e mbështeti edhe kryeministri francez. “Neve na duhet edhe një marrëveshje për çështjen e rojeve kufitare. Të gjithë duhet të biem dakord për të hartuar një pakt evropian të sigurisë”, deklaroi Valls.

Ndërsa në një deklaratë tjetër për shtyp, komisioneri i BE për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos u shpreh se sulmet e Brukselit dëshmojnë ekzistencën e nevojës urgjente për më shumë koordinim mes vendeve dhe shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës. “Dhe mbi të gjitha, EUROPOL-i duhet të jetë më prezent se kurrë”, tha ai.

About radioceli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*