Home » Lajme » Shumë shpejt finalizohet lista e invalidëve të luftës

Shumë shpejt finalizohet lista e invalidëve të luftës

20160323231426219620

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhaj dhe sekretarin e Shoqatës, Enver Krasniqi.

Në takim u diskutua lidhur me procesin e finalizimit të listës së invalidëve të UÇK-së dhe për formimin e Komisionit Mjekësor për përcaktimin e shkallës së invaliditetit.

Gjatë takimit, po ashtu, u bë e ditur se shumë shpejt pritet që Komisioni Qeveritar të finalizojë listën e invalidëve të luftës, të cilëve do tu njihet statusi i invalidit të luftës, dhe menjëherë pas kësaj, do të vazhdohet me themelimin e Komisionit Mjekësor për përcaktimin e shkallës së invaliditetit dhe procedurave tjera për fillimin e pagesave.

About radioceli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*