Home » Sport » Behrami: Jam i moshuar për t’iu bashkuar Kosovës

Behrami: Jam i moshuar për t’iu bashkuar Kosovës

20160323114443222620

Valon Behrami e ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet Kosovës pas anëtarësimit të saj në UEFA e FIFA.

Ai ka thënë se tashmë është shumë i moshuar për të luajtur me Kosovën. Në një intervistë për portalin zviceran “20 Minuten”, Behrami ka mohuar rrezikun që mund ta ketë Zvicra për largim të futbollistëve me origjinë nga Kosova pas anëtarësimit në UEFA. “Në rastin tim jam njëmijë përqind i sigurt, sepse jam 30-vjeç. Po ashtu, unë dua të luaj për Zvicrën. Megjithatë, as të tjerët nuk do të ndryshojnë përfaqësuese. Ata janë rritur këtu, kurse qëllimi i tyre gjithmonë ka qenë të luajnë për përfaqësuesen. Ne gjithmonë kemi arritur në evenimentet e mëdha që nga viti 2004, përjashto Evropianin 2012, derisa Kosova është ende larg”, ka thënë Behrami. Në pyetjen nëse në vendimin e tyre mund të ketë ndikim presioni i familjes, ai është përgjigjur: “Familjet tona nuk na bëjnë presion. Ata gjysmën e jetës e kanë kaluar në Zvicër, jetojnë këtu dhe janë të integruar. Ju e dini se në çfarë rrethanash kanë ardhur ata këtu. Dhe nëse do të na vendosnin nën presion, në çdo rast do të ishte gabim. A mund të ketë Kosova një skuadër efikase? Gjithsesi, por jo në këtë moment. Ka shumë lojtarë të mirë, por shumica e tyre ashtu si unë, jetojnë jashtë shtetit, për shembull në Suedi e Finlandë, e po ashtu luajnë për kombëtaret tjera. Mendoj se vetëm disa prej tyre duan të ndryshojnë përfaqësuese. Ashtu sikurse Zvicra para 15-20 vjetësh edhe Kosova duhet të krijojë një bazë dhe t’i vendos synimet. Kam biseduar me Federatën kosovare dhe mund edhe t’i ndihmoj kur ata ta fillojnë këtë proces. Të rinjtë në Kosovë kanë nevojë për perspektivë dhe arritje. Në Përfaqësuese mund t’i realizojnë të dyja këto”, ka theksuar tutje Behrami.

About radioceli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*