Home » Sport » Kryeministri francez: Evropiani do të zhvillohet

Kryeministri francez: Evropiani do të zhvillohet

20160323144802654620

Sulmet terroriste në Bruksel që kanë shkaktuar deri më tani 34 viktima, ndër të tjera kanë ngritur hije dyshimi në gjithçka që lidhet me futbollin në të gjithë Evropën.

Për më shumë që pas afërsisht 2 muajsh do të startojë eventi më i rëndësishëm i futbollit në kontinentin e vjetër, Kampionati evropian.

Rrezikshmëria dhe kërcënimi për akte të tjera terroriste në këtë event që do të zhvillohet në Francë, është në nivelin më të lartë. Duke llogaritur që aeroportet, sheshet, stadiumet, metrot do të jenë të mbipopulluara, me admirues të futbollit.

Megjithatë kryeministri francez Manuel Valls siguroi se ky kompeticion do të zhvillohet sipas programit.

“Do të zhvillohen si turi kampionati evropian, po ashtu edhe turi i Francës”, deklaroi kreu i qeverisë në Francë.

Ndërkohë që hipoteza për të zhvilluar ndeshje me dyer të mbyllura e cila doli në skenë para disa muajsh, u hodh poshtë nga vetë UEFA që deklaroi se siguria është maksimale dhe ekziston besimi që nuk do të ketë probleme.

Megjithëse qeveria evropiane e futbollit shpejtoi të komunikonte se do të garantohet siguria, të mos harrojmë që 3 nga shpërthimet e Parisit u kryen pranë një impianti prej 81.400 spektatorësh, St.Denis.

Shpresa është që një eveniment i tillë të zhvillohet pa as më të voglin shqetësim për lumturinë e të gjithë atyre që e duan jetën, futbolli duhet ta mposhtë terrorizmin.

About radioceli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*