Home » Sport » Portugali-Belgjikë do të luhet, ndërron vetëm stadiumi

Portugali-Belgjikë do të luhet, ndërron vetëm stadiumi

20160323162805621620

Terrorizmi nuk e ndal dot futbollin.

Për cështje sigurie pas sulmeve me bomba që tronditët Brukselin mëngjesin e të martës, federata belge e futbollit vendosi të anulonte sfidën miqësore mes Belgjikës dhe Portugalisë e programuar për t’u zhvilluar të martën e ardhshme në kryeqytetin belg. Por vetëm pak orë pasi u dha lajmi për shtyrjen e kësaj sfide dy federatat ajo belge dhe ajo portugeze arritën një marrëveshje dhe dolën me një vendim të ri, kjo ndeshje do të luhet, por jo në Belgjikë, por në Portugali.

Takimi mes përfaqësues së drejtuar nga Marc Wilmots dhe asaj luzitane nga frika e ndonjë tjetër sulmi terrorist nuk do të zhvillohet në Bruksel por në Leiria të Portugalisë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për përgatitjet e të dyja këtyre kombëtareve për Europianin Francë 2016, dhe kjo është arsyeja që dy federatat dolën me një vendim të ri për zhvillimin e kësaj sfide. Ndërkohë pas ngjarjeve të ndodhura në Bruksel përfaqësuesja belge vazhdon të stërvitet me dyer të mbyllura.

About radioceli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*