Home » ekonomi » Kosova kthen prapa kamionët e Serbisë

Kosova kthen prapa kamionët e Serbisë

20160323123438984620

Kosova ka kthyer prapa një maune me produkte të Serbisë, kanë bërë të ditur autoritetet doganore të Kosovës

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se kthimi prapa i kamionëve është bërë pas vendimit të institucioneve të Kosovës për masa reciproke kundër Serbisë, në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

“Vetëm dje në pikën doganore të Merdares, në kufirin me Serbinë, e kemi kthyer maunen e parë, e cila ka ardhur në Kosovë”, ka thënë Stavileci për Evropën e Lirë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

Ky vendim i autoriteteve të Kosovës ka ardhur pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe të automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme.

Ndryshe, Serbia është importuesi kryesor në Kosovë.

About radioceli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*